Athletic Bilbao ka shokuar tifozët e Barcelonës duke njoftuar rinovimin e kontratës me yllin Nico Williams sot, të premten.
Klubi bask deklaroi se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me yllin spanjoll për 8 vjet, që zgjat deri në vitin 2035.
Kjo vjen pasi gjithçka dukej se tregonte në ditët e fundit se lojtari ishte në rrugën e tij për t'u bashkuar me Barcelonën.
Nico, i cili ka rrënjë ganeze, deklaroi për faqen e internetit të Bilbaos: “Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, për mua, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën tënde. Unë jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi, kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic”, tha anësori bardhekuq në videon që Klubi lansoi në rrjetet e tij sociale.
Javëve të fundit u raportua gjerë e gjatë për një kalim të mundshëm të Williamsit në Barcelonë. Megjithatë, këtyre thashethemeve iu erdhi fundi. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.