Lajmet e fundit

Nicky Hilton Rothschild dhe bashkëshorti i saj James Rothschild janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
“Nicky është shumë e emocionuar me faktin që do të bëhet nënë”, ka thënë një burim për revistën People rreth trashëgimtares 32 vjeçare dhe bashkëshortit të saj bankier, transmeton Klan Kosova.
“Ata ndihen si mbi hënë! Sapo kanë filluar që t’i tregojnë miqve të tyre të afërt dhe familjes”.
Nicky dhe James janë martuar gjatë verës në një ceremoni luksoze në pallatin Kensington të Londrës. Çifti më herët është parë duke blerë gjëra në dyqane fëmijësh, gjë që ka nxitur thashetheme se ata janë në pritje të fëmijës.
Përgëzime për çiftin e ri.