Lajmet e fundit

Nicki Minaj ka thënë se është beqare duke insistuar se gjërat janë mirë mes saj dhe Meek Mill.
Reperja – e cila nuk e ka përmendur të dashurin e saj me emër, por i është referuar unazës së mrekullueshme që ai ja ka blerë asaj ka insistuar se nuk është në lidhje duke dashur ta evitojë që të flasë për këtë temë.
“Ne ende jemi duke parë gjërat mes vete. Në fakt nuk dua të them se jam në lidhje” ka thënë ajo në një intervistë në shoë me Ellen DeGeneres, transmeton Klan Kosova.
“Unë vazhdimisht kam thënë se “nuk jam në lidhje” edhe kur isha në një lidhje 12 vjeçare. Tani më duket se jam rikthyer sërish te kjo pjesë. E dini çfarë…Jam beqare” ka vazhduar ajo më tutje.
Nicki, e cila e ka përshkruar të dashurin e saj si “dy shpirtra që janë duke kaluar nëpër Univers” nuk ka dashur të spekulojë për të ardhmen.