Lajmet e fundit

Vëllai i madh i këngëtares amerikane Nicki Minaj u martua.
Nuk kishte se si të shpëtonte pa një dasmë dhe Nicki si motra e tij, të mos jetë prezente aty.
Ajo e veshur me një fustan të kuq, dukej shumë bukur dhe e lumtur për martesën e të vëllait.
Në instagramin e saj, ka publikuar plot fotografi nga dasma, dhe ndër to ajo ka prezantuar edhe të ëmën e saj, të cilës i ngjan shumë, transmeton Klan Kosova.
Në shikim të parë, të jep përshtypjen se ato janë motra, pasi që edhe nëna e këngëtares, duket e re.
“Unë me nënën në dasmën e vëllait tim të madh”, ka shkruar Nicki.
Krijuesja e këngës “Anaconda”, po ashtu e ka prezantuar edhe të vëllain i cili i dha fund beqarisë.
Duke i thënë fjalët më të bukura për t’ia shprehur dashurinë e madhe që ka për të, ajo ka shkruar.
“Do ta kaloja oqeanin për ty. Do të ta sillja hënën. Të premtoj. Për ty e bëj. E dua vëllain tim tepër shumë. S’mund ta besoj se qava aq shumë në dasmën e tij. Zoti e bekoftë atë dhe martesën e tij. Nata e sontme ka qenë ndër netët më të bukura të jetës time. Do të bëja gjithçka që ta shihja tim vëlla të buzëqeshur”.