Lajmet e fundit

Duket se Nicki Minaj dhe Meek Mill kanë bërë një hap të madh në jetën e tyre.
Një burim pranë çifti ka treguar për E! News se çifti ka lëvizur zyrtarisht së bashku!
Sipas TMZ, i cili ishte i pari që raportoi për këtë lajm, yjet e muzikës hip-hop, tani do të jetojnë në rezidencën në Beverly Hills, transmeton Klan Kosova.
Nick dhe Meek do të kenë mjaft hapësirë në shtëpinë e tyre të re, e cila thuhet se përmbanë nëntë dhoma gjumi, tetë banjo dhe një garazh për pesë makina.
Nick dhe Meek publikuan lidhjen e tyre në vitin 2015, pasi thashethemet filluan me një unazë diamanti 15 karat në gishtin e këngëtares, e që nënkuptonte fejesë.