Lajmet e fundit

Nick Jonas ka zbuluar se si i ka propozuar martesë të fejuarës së tij, Priyanka Chopra!
Aktorja 36-vjeçare së shpejti do të del në ballinën e revistës Vogue dhe çifti i fejuar folën me gazetarët rreth një artikulli që do të publikohet para martesës së tyre.
Nick zbuloi se propozimin e bëri gjatë pushimit të tyre në Kretë për ditëlindjen e aktores në korrik, por ai priti deri pas mesnate që ta bënte propozimin, në mënyrë që të mos përkojë me festimet e ditëlindjes.
“U ula në gjunjë, sërish, dhe thash: A do të më bësh njeriun më të lumtur në botë dhe të martohesh me mua?
“Pa shaka – ajo qëndroi për 45 sekonda në heshtje” u shpreh Nick.