Lajmet e fundit

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë subjekt i thashethemeve pasi kaluan fundjavën bashkë në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Të dy janë parë të premten në Hollywood.
Natën tjetër, Nick dhe Priyanka, ndoqën së bashku një ndeshje dhe ata u panë nga fansat në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Thashethemet nisën që nga viti i kaluar, pasi Nick dhe Priyanka ecën së bashku në qilimin e kuq të Met Gala, por ata thanë se ishin së bashku për shkak se ishin veshur nga i njëjti dizajner.