Geoffrey Nice: Nga sa e kam parë në vitin 2012, raportin i Dick Marty-it bashkë me materialet e bashkangjitura, nuk është se përmban detaje, s’ka dëshmitarë të identifikuar.
15.05.2015 · përditësuar para 4096 dite1 min lexim
Geoffrey Nice, ish prokuror ne Tribunalin e Hages, në një intervistë për gazetarin e Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur, pos tjerash, edhe për raportin e Dick Marty-it, duke e cilësuar si një raport që nuk flet shumë.
“Në një artikull që kam lexuar nuk i identifikon dëshmitarët. Z. Dick Marty nuk i ka identifikuar dëshmitarët. Nga sa e kam parë në vitin 2012 këtë raport me materialet e bashkangjitura, nuk është se përmban detaje”.
Nice duke folur rreth Gjykatës Speciale në Kosovë pati edhe një propozim.
“Nëse Kosova e themelon Gjykatën Speciale, atë duhet ta bëjë edhe Serbia”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.