Lajmet e fundit

Nëna e fëmiut të Chris Brown pretendon se këngëtari jo vetëm që ka ndikim të keq tek fëmiu i saj, por ai edhe po e sëmurë vajzën.
Nia Guzman pretendon se Royalty është me astmë, dhe ajo thotë se kjo është e gjitha për shkak se Chris e ka ekspozuar atë në një sasi ekstreme të pirjes së duhanit, transmeton Klan Kosova.
Nia thotë se kur Royalty kthehet nga vizita me Chris ajo zakonisht kollit tym.
Guzman dëshiron t’i kufizojë vizitat e vajzës me këngëtarin, duke i kërkuar kështu gjyqtarit ta detyrojë atë që të punësojë një dado me orarë të plotë ose të tërheqë përsëri të drejtën e tij rreth fëmijës.
Ajo gjithashtu dëshiron që gjyqtari ta detyrojë Chris të bëjë teste të drogës, ta ndalojë atë nga përdorimi i saj, konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit në praninë e vajzës.
Nia kërkon edhe më shumë për mbështetjen e fëmijës, ajo merr rreth 2500 dollarë në muaj por tani i dëshiron gati 16 mijë në muaj.