Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
"Vranësiart gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius".
"Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.