Lajmet e fundit

Një Prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dje ka ngritur aktakuzë në rastin “Kukësi”.
I pandehuri është akuzuar për Vrasje, Paraburgim të paligjshëm, kushte jonjerëzore, Torturë, Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit, burgosjen e paligjshme dhe Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit, të gjitha këto si krime lufte.
Sipas prokurorisë i pandehuri po ashtu është i akuzuar edhe për Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim apo përdorim të armëve.
Aktakuza është ngritur nga një prokurorë i PSRK-së pas një hetimi të gjatë dhe komplekse nga policia e EULEX-it, transmeton Klan Kosova.