19.05.2016 · përditësuar para 3727 dite1 min lexim
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Ukë Rugovës, djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, dhe 19 personave të tjerë për veprat penale, krim i organizuar si dhe kontrabandim me migrantë, njofton Klan Kosova.
“Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme”, bën të ditur prokuroria.
Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga PSRK pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it, transmeton Klan Kosova.
Klan Kosova ka raportuar para dy ditëve për këtë aktakuzë që do të ngitet kundër Rugovës.
Lajmin e kishte konfirmuar edhe Liridonë Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit, e cila kishte pranuar se aktakuza do të ngitet gjatë kësaj jave.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.