Lajmet e fundit

Temperaturave të ulëta të ditëve të fundit nuk i shpëtoi as Ujëvara e Mirushës.
Vendasit tregojnë se ngrirjet si këto të sivjetmet janë të rralla dhe ndodhin vetëm kur moti është shumë i ftohët. .
E acari nuk i ndali jo pak vizitorë nga mbarë vendi, që ta vizitojnë këtë ujëvarë, ngrirja e së cilës u bë atraksion shtesë për ta,njofton Klan Kosova
Madje ka të atillë që kanë udhëtuar gjatë vetëm për të shijuar këto bukuri të acarta.
Por, përkundër bukurive, vizitorët ankohen për mungesën e investimeve dhe infrastrukturës në këtë pjesë, veçmas rrugës jo të mirë.