Lajmet e fundit

Pa policë nuk po mund të menaxhohet puna në Kuvend.
E për ta bërë këtë gjë, duhen shumë forca të rendit.
Këta, pos ruajtjes së seancës, u angazhuan edhe në detyra shtesë, si ajo e arrestimit të opozitarëve, që po duan ta bllokojnë parlamentin, duke mos u pajtuar me marrëveshjet për Asociacionin dhe demarkacionin.
Pamjet si këto të Adem Mikullovcit po i asociojnë në ato të 25 vjetëve më parë, ku ai si delegat i Kuvendit Krahinor bashkë me kolegët tjerë shqiptarë u larguan dhunshëm nga objekti.
Me këtë çfarë tha Mikullovci pajtohet edhe një pjesëtar i Policisë së shtetit, njofton Klan Kosova.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se ka njëfarë paralele mes veprimeve të pushtetit të atëhershëm dhe këtij të tashmit.
Por krejt ndryshe mendon i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa.
Por, aktori dhe polici e pranuan që opozita, ashtu edhe pushteti dhe forcat e rendit, e tepruan me veprimet e tyre.
Kronikë nga Kosovë Gjoci.