Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, magjistralja Prishtinë-Pejë është përfshirë nga ngricat, duke vështirësuar dukshëm qarkullimin e automjeteve.
Në disa pjesë të rrugës vërehet prani e akullit, çka rrit rrezikun për aksidente, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Policia e Kosovës ka apeluar tek drejtuesit që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe, nëse është e mundur, të përdorin pajisje dimërore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.