Lajmet e fundit

Kjo video tregon momentin tronditës të një qeni që po vdiste, pasi pronarët e tij e lanë atë në një makinë të nxehtë, për derisa ata po bënin shoping në Ikea.
Në disa pamje ende të paverifikuara e cila ishte postuar në LiveLeak, mund të shihet një polic i cili ka thyer dritarën e makinës për të liruar kafshën nga vetura dhe për ta shpëtuar nga gjendja e tij, transmeton Klan Kosova.
Qeni kishte qëndruar në këtë automjet për më shumë se katër orë dhe vdiq pasi pati një gjakderdhje të brendshme, pavarësisht se ai i ishte nënshtruar një operacioni tre orësh.
Sipas disa informacioneve ky qen i përkiste një familje franceze të cilët ishin në një udhëtim për në Spanjë, dhe që kishin ndaluar në Ikea për një dhuratë martese.
Njerëzit kanë komentuar rreth kësaj video duke thënë se nuk lejohet që një qen të rri i mbyllur për më shumë se disa orë në makinë, e hiq më pak kur është stina e verës.
Pronarët e qenit këtë e kanë marrë si mësim.