09.07.2021 · përditësuar para 1819 dite1 min lexim
Ushtrimi "Ngjitja e malit" zakonisht bëhet me lëvizje të shpejta dhe është pjesë e ushtrimeve kardio. Por, trajnerët e fitnesit së fundmi rekomandojnë që ky ushtrim të bëhet ngadalë për të pasur sa më shumë efekte.
Ky ushtrim i bën mirë shpinës tuaj dhe ju ndihmon që të keni lëvizshmëri më të madhe në gjymtyrët tuaja.
Nëse këtë ushtrim nuk mund ta bëni ngadalë, atëherë provojeni duke i vendosur duart në karrige.
Më poshtë gjeni, hap pas hapi, se si duhet ta realizoni këtë ushtrim:
Qëndroni në pozicionin shtytës
Shtyjeni ngadalë gjurin e djathë në drejtim të bërrylit të djathë
Këmbën e djathtë zgjateni prapa dhe këtë veprim përsëriteni edhe me këmbën e majtë.
Shtrëngoni ijet dhe shmangni që të shkojnë drejt dyshemesë
Përsëriteni këtë nga 15 herë në të dyja këmbët
●●●
Shpërndaje këtë artikull
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.