Lajmet e fundit
Spartak Ngjela ka dalë sot publikisht në krah të kandidatit të mazhorancës Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të Tiranës.

Dalja publike vjen vetëm disa ditë pas takimit të Ngjelës me kandidatin e opozitës Halim Kosova.
Ngjela e ka vlerësuar Veliajn si një njeri të pakorruptueshëm.
“Korrupsioni po i merr shpirtin qytetit. “Hiqi korrupsionin qytetit dhe jepi modelin tënd me freskinë intelektuale moderne që të karakterizon. Krijo marrëveshje me kryeministrin dhe ktheji dinjitetin Tiranës”, ka thënë Ngjela.
Me sa duket edhe Ngjela sikundër një pjesë e mirë e votuesve është i pavendosur se cilin kandidat të mbështesë,transmeton, Mapo.al