Lajmet e fundit

Avokat Spartak Ngjela komenton vizitën e djeshme të Viktoria Nuland në Tiranë.
Sipas tij zyrtarja amerikane dha dje shah-mat për ish-kryeministrin Berisha, pasi procesi i vetingut do të jetë detyrë ekzekutive e BE-së dhe SHBA-së.
Në reagimin e tij Ngjela shpjegon edhe çfarë është procesi i vetingut, ndërsa shton se me miratimin e reformës në drejtësi ne jemi në fund të poshtërimit tonë.
Më poshtë reagimi i plotë i Ngjelës.
Ashtu sikundër që ju paralajmërova, Viktoria Nulandi e dha dje shah- matin amerikan kundrejt Saliut. Janë kyçur injorantët e tij që menduan se do të mundnin Amerikën në demokraci dhe në procedurë. Ata nesër duhet të japin përgjigje vetëm me një po! ose me një jo! Ne fakt kështu duhej sjellë me neoosmanët shqiptarë të momentit, që po sillen me shqiptarët njëlloj si osmanët që digjnin me zjarr shkollat shqipe dhe mësuesit shqiptarë...
Gjithçka përfundoi në favor të antikorrupsionit. Vetingu është detyrë ekzekutive e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Ç'eshte vetingu? më pyesin shumë miq. Këta birbore politikanë nuk e përkthejnë, se duan ta kenë abstraksion, që shqiptarët ta marrin si një gogol antikombëtar. Por termi "veting" vjen nga folja e gjuhes angleze "vet", që do të thotë egzaminim i sëmundjeve të njerezit dhe kafshët.
Madje, nga kjo fjalë vjen dhe termi "veteriner". Domethënë, në rastin shoqëror e shtetëror, vetingu është kontrolli i imtësishëm i atij që do të merret me pune publike. Në rastin tonë, është kontrolli i pastërtisë së figurës të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pikërisht, me formulen e re, kjo sërish u ka mbetur në dorë absolute amerikanëve dhe ekspertëve të Bashkimit Europian.
Këta pastaj do t'ia paraqesin për konfirmim një komisioni të posaçëm nga politika... Qe nuk mund të dalë jashtë të përzgjedhurve të vetingut ndërkombëtar.
Ky ishte mati...A do t'i thote Jo! Saliu? Pamundësi absolute, nëse do të ketë dhe pak mend për veten.
Korrupsioni shqiptar është në grahmat e fundit. Nuk ka më forcë. Amerikanët nuk ndahen nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kjo vepër e tyre në ndihmë të shqiptarëve është e barasvlershme me çlirimin që ata i bënë Kosovës.