Lajmet e fundit

Ngjarjet në Spanjë do të trondisin më tej Bashkimin Evropian pas Brexit dhe krizës ekonomike, thotë Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme të Serbisë.
"Unë shpresoj se BE do të gjejë një përgjigje racionale për të qetësuar tensionet në Spanjë dhe në një farë mënyre ta kanalizojë atë përmes procedurave demokratike, dhe BE të duket si një ndërmjetës midis autoriteteve qendrore spanjolle dhe Katalonjës", theksoi ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.