Një 13-vjeçar ka qëlluar për vdekje dy anëtare të stafit në një shkollë në Brazil, dhe ka plagosur disa të tjerë.
Nxënësit e tmerruar janë parë duke ikur nga klasa, ndërsa të tjerë u ngjitën mbi një mur 6 metra të lartë, ndërsa të shtënat shpërthyen në shkollën shtetërore “Instituto Sao Jose në Rio Branco”, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari adoleshent, i cili sipas qeverisë së Acre rrëfeu sulmin, tani është ndaluar nga policia. Mbetet e paqartë nëse ai ishte një nxënës aktual apo ish-nxënës në shkollë.
Dy anëtaret e stafit u shpallën të vdekura në vendngjarje. Një anëtar i tretë i stafit dhe një nxënës pësuan lëndime nga të shtënat dhe u dërguan në spital.
Eduardo Rodrigues Cavalcante, një recepsionist në një hotel fqinj, tha se pa disa studentë që përpiqeshin të hidheshin mbi një mur që ndante dy ndërtesat, raporton Mirror.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.