Lajmet e fundit

Logan Paul, i famshëm nga rrjeti social YouTube, është kritikuar rëndë, përfshirë këtu edhe nga persona të famshëm, pasi ka ngarkuar një video që dukej se shfaqte trupin e një viktime të vetëvrarë.
Klipi i parë mbi 1 milionë herë në kanalin e Paul-it në YouTube, shfaqte vlogerin dhe miqtë e tij duke zbuluar një trup të vdekur në pyllin Aokigahara të Japonisë, vend ky i njohur për vetëvrasje.
Paul shihet duke iu afruar kufomës dhe më pas thotë se “kjo është hera e parë për të”, para se shoqëria e tij fillon të diskutojë nëse duhet ta thërrasin pokicinë.
Përpos ndjekësve të tij, Paul, që tashmë e ka fshirë këtë video, ka marrë kritika edhe nga yje si Sophie Turner dhe ylli i Breaking Bad, Aaron Paul.