Nga mesi i vitit 2012 janë gjithsej 359 persona; burra, gra, fëmijë që kanë lënë Kosovën për të prekur në atë që njihet si Toka e Shamit.
Ky numër ka bërë që shteti më i ri në Evropë, të renditet pas Bosnjë e Hercegovinës si i dyti në kontinent, për numrin më të madh të pjesëmarrësve në Shtetin Islamik – ISIS, për një milion banor, me 83 sosh.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës për emisionin MAT. Në dokumentarin “Kalifati i kosovarëve” mund të kuptoni se si institucionet e inteligjencës identifikuan të gjithë pjesëmarrësit në luftën në Siri dhe Irak.
106 është numri i përgjithshëm i atyre që dhanë jetën në fushëbeteja, duke lartësuar flamurin e ISIS-it.
Përveç që u vranë, në ISIS edhe lindën fëmijë kosovarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.