Lajmet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njfotuar se që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për pasaportë apo letërnjoftim, në çdo komunë të vendit, pa marrë parasysh se nga cila komunë janë ata.
Po ashtu, kjo ministri bën me dije në një kumtesë për media se tërheqja e dokumenteve duhet të bëhet në atë qendër ku është bërë aplikimi.
"Kjo procedurë mundëson që ky shërbim të jetë më afër qytetarëve, sidomos studentëve, punëtorëve, pavarësisht vendbanimit të tyre", thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.