Lajmet e fundit

Edhe gjatë kohës së pandemisë kur rreziku është i lartë për infektim, para objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil janë parë numër i madh i njerëzve të cilët duan të aplikojnë për vula apostile.
Ndërsa prej sot e tutje MPB-ja ka vendosur që terminet për vula apostile të bëhen online.
Këtë njoftim Ministria e Punëve të Brendshme e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“??? ??? ???????? ??̈? ???? ???????? ??????????? ????? ??̈ ??̈??? ??????. Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga sot më 04.08.2020 duhet të caktojnë terminet online për vulosjen me vulë apostile/verifikuese të dokumenteve të Gjendjes Civile”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë qytetarët për të marr këtë shërbim duhet të hynë në këtë link: https://arcterminet.rks-gov.net/. Kërkesën palët mund ta bëjnë personalisht, ndonjëri nga anëtarët e familjes, apo personi i autorizuar. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve”.