Lajmet e fundit

Deputeti nga Nisma për Kosovë, Milaim Zeka, ka treguar se prej sot, Nisma Për Kosovë do të jetë pozite dhe opozitë, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka tha se çdo propozim e çdo iniciativë që është në interes të vendit, do ta ketë mbështetjen e Nismës, në krye me Bilall Sherifin.
"Prej sot, rruga jone parlamentare, do te vazhdoje e ndare nga PAN-i. Do kemi qendrime te perbashketa, po edhe te ndara. Prej sot, do jemi edhe pozite, edhe opozite. Çdo propozim, çdo iniciative qe shkone ne interes te vendit, to ta kete mbeshtetjen e NISM es, ne krye me Bilall Sherifin. Keto iniciativa munden me ardhe nga çdo force politike. Do ta deshmojme, qe ne nuk jemi numera, po jemi deputet! Jemi zgjedhe per ta mbrojte interrsin e Kosoves, interesin e qytetareve, pastaj te Nismes, e krejte ne fund, edhe tonin!", ka shkruar më tej Zeka.