Që nga sot, e deri në fund të muajit korrik, emisioni "Ora e Pasdites", do të bartet në ambientet e jashtme.
Gjatë ditë së sotme përveç ndërrimit të ambientit, na presin edhe shumë materiale dhe mysafirë interesant, njofton Klan Kosova.
Nga Prizreni i bukur do të kemi një lidhje direkte, ku do flitet më shumë rreth nisjes së festivalit të muzikës "NGOMFEST", që sivjet bartet në ambiente e jashtme apo në Kalanë e Prizrenit.
Mysafir i ‘’Ora e Pasditës’’, do të jetë edhe Armend Agolli, Neurokirurg nga Istanbul Medicine.
Përpos kësaj ju presin edhe shumë materiale të tjera.
Qëndroni me Ora e Pasdites çdo ditë, nga ora 18:40 në Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.