Lajmet e fundit

Kushdo që nga e mërkura udhëton me veturë pa vënë rripin e sigurisë, duhet të mendojë dy herë.
Qoftë shoferi apo pasagjeri, do të dënohet me 150 euro gjobë për këtë shkelje.
Duke u bazuar në Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor që hyri në fuqi nga ky 3 prill.
Nga 100, 200 e deri në 500 varësisht se sa herë është evidentuar, do të gjobiten vozitësit që hasen me telefon. Për qytetarët, këto janë të arsyeshme.
Gjobat që janë trashur edhe për mos regjistrim veture, tejkalim shpejtësie, ndalim te garave e ndalim tejkalimi, i mirëkuptojnë edhe vozitësit.
Për herë të parë, u përfshinë edhe rregullimi i mikromobilitetit për trotinetë, biçikleta e motoçikleta.
Për forcat e rendit, ligji ka për synim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik.
Zbatimi i tij, u tha se do të mbikëqyret vazhdimisht për të evituar çdo paqartësi.