Lajmet e fundit

Duke filluar nga sonte, programi zgjedhor i Klan Kosovës do t’ua ofrojë shikuesve një mundësi të re për pjesëmarrje aktive në emisione.
Gjatë transmetimit të Zonës Zgjedhore, me fillim nga ora 20:45, shikuesit do të mund të përfshihen në procesin e Televotimit, me ç’rast në ekran do të shfaqet një pyetje e ndërlidhur me temën e emisionit, ndërsa shikuesit do të mund ta shprehin qëndrimin e tyre duke votuar për njërën nga përgjigjet e ofruara me anë të thirrjes telefonike të numrit të caktuar.
Para përfundimit të emisionit do të shfaqen rezultatet finale të votimit të cilat shkurtimisht do të interpretohen edhe nga të pranishmit në studio.