Lajmet e fundit

Sa herë që ndihej e dëshpëruar Almetria Turner ngushëllimin e gjente tek ushqimet dhe nuk ngopej së ngrëni me të menduarit se kjo formë e lehtësonte më së shumti.
Mirëpo me këtë lloj jetese shumë sedentare ajo u përball më pas edhe me problemet shëndetësore që pasuan njëra pas tjetrës.
Në moshën 36 vjeçare ajo ndihej si një plakë 80 vjeçare, e për t`i vënë edhe një barrë më tepër vetes ajo u diagnostikua me diabet, hipertension dhe çrregullime të frymëmarrjes.
Vizitat e njëpasnjëshme nëpër mjekë të ndryshëm nuk e ndihmonin që të lirohej nga ngarkesa emocionale me të cilën ajo përballej.
Askush nuk ishte aty me të që ta ndihmonte në rrugëtimin e saj drejt një jete më të shëndetshme, e aq më pak mundësitë financiare që ajo tu përkushtohej ushtrimeve fizike me ndihmën e ndonjë trajneri personal.
Si rrjedhojë ajo vendosi që t`i japë fund kësaj mënyre të të jetuarit duke filluar kështu ne ecje të shkurtra, leximin dhe dëgjimin e librave apo njerëzve motivues, transmeton Klan Kosova.
Kështu metrat e shkurtra të të ecurit filluan të kthehen në distanca të gjata, më pas filloi edhe ushqimi i shëndetshëm të cilin deri para një kohësh ajo e kishte konsideruar si të panevojshëm.
Ky lloj i të jetuarit u zgjerua në pjesëmarrje në minimaratona, zumba dhe aktivitete të tjera fizike, e aq më shumë edhe me shpikjen e recetave nga vetë ajo me përbërës të shëndetshëm.
Problemet me shëndetin filluan t`i takonin të kaluarës.
Problemet emocionale filluan të vaniteshin për të.
I gjithë ky rrugëtim i saji, ku ajo peshtone 156 kilogramë përfundoi në shndërrimin nga një grua obeze në një grua tërheqëse dhe që lufton për sfidat siç është edhe pjesëmarrja në maratona. / klankosova.tv