Lajmet e fundit

Që nga dita e nesërme në të gjitha pikat e furnizimit me derivate të Al Petrol, do të gjenden edhe karburantet e kompanisë së njohur, Shell.
Këtë për Klan Kosova, e ka konfirmuar pronari i Al Petrol, Latif Kryeziu.
“Sot është një ditë e shënuar për ne, popullin e Kosovës dhe gjithë konsumatorët në Kosovë. Po zyrtarizojmë ardhjen e brendit më të njohur në botë”, ka thënë Kryeziu, njofton Klan Kosova.
“Nga nesër konsumatorët kosovarë mund të përdorin derivate që përdoren nga Formula 1”.
“Në të gjitha pikat e kompanisë Al Petrol do të kenë mundësi që të furnizohen me produktet e Shell, me të cilët ne do të kemi rrugëtim të përbashkët”.