Lajmet e fundit

Bekim Çollaku ministri i Integrimeve Europiane në Qeverinë e Kosovës, përkrah zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi dhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, po merr pjesë në ndeshjen miqësore të futbollit, që po luhet në Vjenë si pjesë jo zyrtare e Samitit të Vendeve të Ballkanit.
Në profilin e tij në facebook, ai ka publikuar dy fotografi, i veshur me fanella sportive që mbajnë mbiemrin Çollaku.
Ministri këtë ngjarje e ka cilësuar si një simbolikë që do të jetë në shërbim të zgjerimit të bashkëpunimit në mes pjesëmarrësve në samit.