02.02.2019 · përditësuar para 2738 dite1 min lexim
Sot nga detyra e tij është liruar Nenad Rikalo, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, i cili e kishte të bashkangjitur edhe vendimin e nënshkruar nga ai, njofton Klan Kosova.
“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj dukë lavdëruar kështu ministrin që po lironte nga detyra.
Ndonëse këtë vendim, kryeministri e bëri publik në Facebook, Klan Kosova mëson se vet Rikalo nuk e ka marrë akoma vendimin për shkarkimin e tij dhe se ky lajm i është kumtuar atij vetëm përmes një SMS-i.
Lirimi nga detyra i Ministrit të Bujqësisë u bë si pjesë e pesë kushteve të vendosura nga Partia Socialdemokrate për votimin e Projektligjit për Buxhet për të cilin po diskutohet tani në Kuvend.
https://klankosova.tv/lirohet-nga-detyra-nenad-rikalo-hapet-rruga-per-votimin-e-buxhetit/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.