Lajmet e fundit

Influenca e Madonës në pop kulturë, është e paprecedente gjatë 3 dekadave të fundit, por mbretëresha e Pop-it, ka ende për të treguar se sa të fortë e ka ndikimin.
Adele ka bërë të ditur se këngëtarja 57 vjeçare me albumin e saj të vitit 1998, “Ray of Light”, ishte inspirim i madh për albumin e saj më të ri “25”.
“A e dini se çfarë ishte e mrekullueshme në atë album”, ka thënë Adele për Rolling Stone. “Fakti se Madonna i ka shkruar ato këngë pasi ishte bërë nënë për herë të parë, dhe për mua, ishte më i miri”.
Në veçanti, inspirimin më të madh e ka gjetur se kënga “Frozen”, si kënga e cila ia ka kthyer Adelës dëshirën për të krijuar dhe i ka dhënë vetëbesim.
Adele do ta publikojë albumin e saj të parë “25” me 20 nëntor, menjëherë pasi kënga e saj “Hello”, ka arritur të thyejë rekorde botërore.