Autorët anglezë me shumë krenari kanë shkruar ndër shekuj për tokën e tyre.
Kur edhe ju t’i shihni këto pamje nga vende të ndryshme të Anglisë nuk do të dyshoni asnjëherë në atë çfarë kanë shkruar shkrimtarët e këtij vendi fantastik, transmeton Klan Kosova.
Liqeni
“District” një përzierje mes kodrave dhe maleve është vendi nga janë motivuar shumë autorë. Lista është e gjatë: William Wordsworth, Beatrix Potter, Arthur Ransome, Lord Tennyson dhe Sir Walter Scott.
Bath është vendi që lidhet me emrin e Jane Austen, i cila kishte lidhje të forta me këtë qytet. Ajo kishte thënë se shume personazhe të librave të tillë ishin ndërtuar nga ky vend.
Geoffrey Chaucer ishte poeti më i madh i Mesjetës. Madje ai është quajtur edhe “Ati i letërsisë angleze” i cili frymëzimin e kishte gjetur në këtë vend të bukur siç është
Kent.
Nga të gjithë të mëdhenjtë e letërsisë angleze, veprat e Thomas Hardy-së janë shumë të lidhura me natyrën. Veprat e tij janë të mbushura plot me përshkrime nga
Dorset.
Por jo vetëm këto vende, ka edhe plot të tjera që kanë motivuar shkrimtarët anglezë për të lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në letërsinë angleze, por edhe në atë botërore.
Do t’i kërkoni menjëherë librat e tyre.
The Lake District
Bath
Kent
Dorset
Yorkshire Moors
Cornwall

Ashdown Forest, East Sussex

Whitby, North Yorkshire
Shakespeare’s Country