Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se nga java e ardhshme të gjitha çiftet prishtinase që martohen mund ta mbjellin një dru të tyrin.
Është kjo iniciativë që mund ta shfrytëzojnë për të shënuar martesën e tyre, por edhe që të rriten dhe përmirësohen hapësirat e gjelbra në Prishtinë, sqaron i pari i kryeqytetit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa në rast të prishjes së kësaj 'kontrate', një nga komentuesit në këtë postim, ka dhënë zgjidhjen e tij, krejt të burimshme.