Lajmet e fundit

Nga ky muaj do të dalin me rritjen 20 % pensionet e kategorive të dala nga lufta.
Kështu tha ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një postim në Facebook, pas vendimit të sotëm të qeverisë të rritjes së pensioneve.
"Siç edhe e pati paralajmëruar Kryeministri Kurti në tetor të vitit të kaluar, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit, sot Qeveria miratoi vendimin për rritjen e pensioneve për 20% për kategoritë e dala nga lufta".
"Ekzekutimi i pagesave me rritje do të fillojë që nga ky muaj. Qeveria për të gjithë!", ka thënë Murasti. /Klankosova.tv