Pasionin që ka për koleksionimin e garniturave ka menduar ta shfrytëzojë edhe në një formë ndryshe.
Blerina Jahiri në javën e fundit të janarit ka plasuar në treg koleksionin e saj të çantave, detaj i veçantë i të cilave është garnitura e punuar me dorë.
Kreatorja e re shprehet se me punën e saj dëshiron që ta ndajë kënaqësinë e bartjes së një çante e cila në vete përmban art.
“Garniturat janë e kaluara të cilën dua ta mbaj në mend gjithmonë, ato paraqesin shumë përkushtim e dashuri në vete, janë imazh fotografik që të kthen në kohë”.
Edhe pse studentja e nivelit master për modë, punën e saj e promovoi vetëm në rrjete sociale, thotë se koleksioni i saj nuk kaloi pa u vënë re.
“Jam e befasuar shumë me interesimin dhe komentet e mira që kam marrë nga klientet, ngase gjatë kohës që i kam punuar, kam menduar se po punoj për nje shije mjaft specifike dhe nje grup te vogël bleresish”, tha Jahiri.
Artistja nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasiqë ajo planifikon që ta vazhdojë punën me çanta dhe veshje të cilat do të shoqërohen gjithmonë me detaje të punuara me dorë.
Madje, për të qenë sa më afër adhuruesve të punës së saj, Blerina po planifikon që të hap edhe një galeri ku do t’i ekspozojë të gjitha punimet e saj.
(Doruntina Bylykbashi, autorja e këtij shkrimi është studente e vitit të parë në degën e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”)
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.