Lajmet e fundit

Pas dy javësh qëndrimi në shtëpi edhe nxënësit e klasave 6-9 dhe ata të shkollave të mesme do t’iu rikthehen bankave shkollore.
Kjo do të ndodhë nga e hëna, sipas vendimit që mori Ministria e Arsimit të premten.
E për mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave ky është lajmi i shumëpritur i këtyre ditëve.
Bile, dikush po thotë se Ministria e Arsimit bën mirë që ta shqyrtojë sa ma shpejtë edhe mundësinë që shkollat t’i kthehen normalitetit dhe të ndalojnë së mësuari në dy grupe.
Ndërkaq nga njohësit e arsimit të privuarit e nxënësve për një javë nga mësimi fizik po cilësohet vetëm një eksperiment i padobishëm.
Por, edhe sipas profesionistëve shëndetësorë mbyllja e institucioneve arsimore nuk i kontribuon aspak uljes së rasteve të infektimeve.