Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi.
Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore, shkruan TetovaSot.
Vaji më i dobët, Kanobil Kanc 300 do të shitet me çmimin e 5.544 denarë, dhe Kanobil Kanc 600 me një çmim prej 9.240 denarë.
Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.





