Lajmet e fundit

Klan Kosova sjellë në ekranet tuaja emisionin më të ri “7 ditë”. Ky projekt, është dokumentar televiziv që do të transmetohet në Klan Kosova çdo të diele duke filluar nga ora 21:20.
Emisioni 7 ditë me ndërmarrësit, do të ofrojë para shikuesve një pasqyrë të qartë se si është të jesh ndërmarrës dhe cilat janë sfidat e nisjes së një biznesi. Individë të ndryshëm nga fusha e biznesit, do të jenë pjesëmarrës gjatë emisionit, ku për 7 ditë do t’i rrëfejnë përvojat e tyre, rrugëtimin e tyre në biznes dhe si ndërtohet një kompani.
Për t’i mësuar të gjitha vështirësitë që e shoqërojnë ngritjen e një biznesi të suksesshëm, ndiqeni emisionin “7 ditë” në Klan Kosova, çdo të diele në ora 21:20.