Lajmet e fundit

Nënkryetari i Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa, ka folur vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Qeveria prej ditës që ka ardhur në pushtet fflet vetëm për këto dy tema”.
“Vetëvendosje është i vetmi subjekt që organizon dëgjime parlamentare për sistem pensional për arsim”, ka thënë Sejdiu në “Zona e Debatit”, të Klan Kosova.
“Vetëvendosje ka folur për Trepçën, ne kemi kërkuar që Trepçës t’i thuhet “Ndërmarrje publike”.
“Opozita korrigjon dhe nëse një Qeveri merret vetëm me një temë për dy vjet nuk do e lejojmë që ajo të shkojë përpara”, ka thënë Sejdiu me tej,
“Vetëvendosje e ka kundërshtuar projektin e energjetikës dhe ka thënë që projekti i Brezovicës do të dështojë”.
“Më shumë aktivistë na kanë arrestuar në protestë kundër privatizimit të KEDS-it”, ka shtuar ai.
Se Qeveria është marrë vetëm me Asociacionin dhe Demarkacionin e ka thënë se anëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.
“Dy gjëra që i ka sjell Qeveria për dy vjet janë Asociacioni dhe Demarkacioni”.
“Ne jemi kundër Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë më tej Ahmeti.