Lajmet e fundit

Deri në fund të dhjetorit të këtij viti, kompania “Trafiku Urban” që operon në Prishtinë do të pajiset edhe me 30 autobusë të rinj, me ngjyra bardhë e kaltër, të tipit Euro 2016, të cilët janë prodhim i vitit 2016, njofton Klan Kosova.
Ndërsa 21 autobusë të tjerë do të sillen gjatë vitit të ardhshëm.
Kjo u bë e mundur pasi Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar garancionin për blerjen e 51 autobusëve të rinj, falë kredisë që Trafiku Urban ka marrë nga BERZH-i.
Si pronari i kompanisë IVECO, ashtu edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës u shprehën të kënaqur me marrëveshjen e arritur mes tyre.