Lajmet e fundit

Në një intervistë, këngëtarja Rihanna ka thënë se kalon kohë duke bërë kërkime në internet për informacione rreth efekteve që lindja e një fëmije ka në trupin e gruas dhe ka thënë se ka fobi nga “vagjinat e mëdha”, shkruan gazeta britanike Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për gazetën amerikane New York Times, ajo ka thënë se shpesh bën kërkime në Google për pasojat që do të ketë lindja e bebes në madhësinë dhe thellësinë e vagjinës së saj.
“Lindja është një proces i vështirë dhe më frikëson. Kaloj kohë duke bërë kërkime në Google rreth asaj se sa mund të zgjerohet organi im gjenital nga ky proces dhe çfarë ndodhë më pas”.
Kjo s’do të thotë se këngëtarja është shtatzënë por ka thënë se ke ka një frikë të madhe nga “vagjinat e mëdha”.
Gjatë intervistës ajo ka provuar që ta gjejë në Google edhe nëse frika e saj ka emër.
Ajo nuk arriti të gjejë nëse kjo fobi ka ndonjë emër specifik.