Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga komandanti i Trafikut Rajonal të Policisë, Sylejman Halili.
Ai deklaroi se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim.
"Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete. Motoçiklisti është dërguar për trajtim në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë", deklaroi ai.
Ndryshe, ky është aksidenti i dytë brenda pak momentesh në Fushë Kosovë, ku të përfshirë ishin vetura dhe motoçiklisti.
Aksidenti tjetër ndodhi në afërsi të shkollës "Mihal Grameno", ku dyshohet se janë lënduar së paku dy persona. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.