Lajmet e fundit

Papa Françesko e ka aprovuar statusin e shenjterisë për Nëna Terezën.
Nëna Terezë e Kalkutës me një ceremoni të katër shtatorit do të bëhet shenjtore e Kishës Katolike, transmeton Klan Kosova.
Papa Fraçesko e ka bërë njoftimin në një takim të kardinalëve për të dhënë miratimin përfundimtar për rastet e shenjtërimeve.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, ai kishte deklaruar që do të shenjtërohet laureatja e çmimit Nobel për Paqe, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 87 vjeçare.