Parlamenti Evropian ka miratuar planet për instalimin e një sistem emergjence në të gjitha automjetet duke filluar nga 31 mars 2018. Sistemi, i quajtur eCall, kontakton automatikisht shërbimet e emergjencave gjatë një aksidenti të ndodhur me makinë, nëpërmjet disa sensorëve të vendosura në automjet.
Sistemi eCall mundëson një lidhje audio me operatorët e emergjencës dhe transmeton automatikisht të dhëna, duke përfshirë tipin e makinës, vendndodhjen dhe kohën e aksidentit.
Pasagjerët dhe dëshmitarët okularë mund të aktivizojnë gjithashtu sistemin eCall duke shtypur një buton në makinë.
Sistemi eCall do të jetë një shërbim publik falas për të gjithë shtetasit. Qëllimi i këtij sistemi është të reduktojë vdekjet e shkaktuara nga aksidentet në rrugët e Evropës me 10% duke shpëtuar kështu 2500 jetë në vit. Instalimi i sistemit eCall do t’u kushtojë kompanive që merren me prodhimin e makinave 100 euro për makinë.
eCall pritet të reduktojë kohën e përgjigjes së emergjencave me 40% në zonat rurale dhe me 50% në qytet, dhe shpresohet që ky sistem të shpëtojë më shumë se 2500 jetë çdo vit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.