Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit të QKMF-së, këtë shërbim qytetarët mund ta marrin në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit, transmeton Klankosova.tv.
“Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.