Lajmet e fundit
Real Madrid lehtë mund ta kishte në radhët e veta yllin e Barelonës, Neymar, sikur ai të nënshkruante pasi kreu testet si 14 vjeçar tek skuadra mbretërore.

Ylli i Barcelonës, Neymar da Silva Santos Junior, lehtë mund të ishte në fanelën mbretërore.
Sipas agjentit të tij, Wagner Ribeiro, Neymar kishte kryer të gjitha testet tek mbretërit kur ishte 14 vjeçar.
“Ne shkuam në Madrid ku qëndruam 20 ditë. Neymar u stërvit çdo ditë dhe kishte miratimin e gjithë stafit të trajnerëve”.
“Ai nuk qëndroi sepse motrën dhe nënën e tij i mori malli për vendlindje, prandaj ai kërkoi që të kthehej në Brazil”.
Real Madrid tentoi edhe në verën e 2013 ta transferoj brazilianin , por ai vendosi që të luajë tek Barcelona.