Lajmet e fundit

Neymar ka përshëndetur bashkëlojtarin e tij Leo Messi në një mënyrë jo të zakonshme para ceremonisë së ndarjes së çmimit të Topit të Artë.
Braziliani ka thënë se ndjen që ka rënë totalisht në dashuri me Messin.
Dyshja e Barçës janë në garë për të fituar trofeun e Topit të Artë për vitin 2015.
“Messi vërtet është bërë një idol”.
“Mendoj se Messi edhe Ronaldo janë absolutisht më të mirët, për këtë ata janë këtu. Mendoj se ata e kanë bërë historinë”, ka thënë Neymar.
Neymar në konferencë ka thënë se ndjehet i lumtur për golat që ka shënuar gjatë vitit 2015, transmeton Klan Kosova.